Friday , November 24 2017
Lajmi i fundit

N.Resulbegoviq: KËRKESA E CUNGUT PËR DONACION ËSHTË POSHTËRUESE

 

SDP Ulcinj, Naser ResulbegovicKryetari i Këshillit komunal të PSD-së Naser Resulbegoviq ka deklaruar se kërkesa e kryetarit të Komunës së Ulqinit për donacion me vlerë prej 300.000 euro, e dërguar kryetarit të Qeverisë së Malit të Zi, nuk mund të vlerësohet ndryshe por vetëm “thellësisht poshtëruese”.

“Çka të themi tjetër kur Ulqini, qyteti i cili me potencialet e veta mund të ushqejë gjysmën e Malit të Zi, shtrin dorën për lëmosh në mes të sezonit turistik, e veçanërisht në momentin kur drejtori i Organizatës lokale turistike lavdërohet me vizitën më të madhe të turistëve, në krahasim me vitin e kaluar. Kjo flet mjaftueshëm për paaftësinë dhe papërgjegjësinë ekstreme të shumicës aktuale qeverisëse në Ulqin”, tha ai.

Drejtuesi i PSD-së së Ulqinit ka pyetur publikisht se “çfarë duhet të ndodh tjetër dhe sa ulët duhet të bijë ky qytet që disa njerëz të kuptojnë se është koha të largohen nga skena politike dhe të lejojnë të tjerëve që të sanojnë dëmin dhe kaosin që lënë pas vetes”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top