Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

N.Shaptafi: KUSH ËSHTË MË I DASHTUNI I MILLOS!!

Nevryz ShaptafiLideret e partive shqiptare me ne fund u ulen ne nje tryeze te perbashket…

Brenda mureve nje kalaje zhvillohet biseda ne mes te tre aktorve te skenes politike.Ne kete situate ato gjinden njekohsisht brenda dy roleve: ne njeren ane te bindin skenaristin se cili i permbahet me se miri skenarit,ndersa ne anen tjeter te bindin publikun se e gjithe kjo qe po bejne eshte nje pergjegjesi dhe detyre e tyre per te shpetuar njerzit e kesaj kalaje e cila per shkak te ketyre aktoreve po boshatiset dita dites.

Fatmiri: Hajde Nazif, cka dan me pi? Qeras une. Kam alamet arsyeje per me qeras.Sapo me njoftoj Tarzani , qe jam i pari ne liste te Milloja, si shqiptari ma i preferum i tij.

Nazifi: Çka flet mar mik? Si mundej me qene ti. Ai vend me takan mu.Sa here I kam ba une Millos ndera e favore, si mundet Milloja me pas dike tjeter te parin ne liste.

Fatmiri:Ti i ke nimu, por une jam lojtar besnik i Millos.Une kam hjedh edhe Gzimin prej kryetarllekut me fjale te Millos, edhe t’bana ty Kryetar Komune, se fillove me çu kry.Edhe e kam marre prep ne parti Gzimin,poashtu me fjale te Millos,qe me t’ba konkurrence ty e me ti hjek disa vota ulqinake, qe me dal DPS-i partia ma e madhe n’Ulqin.
Meti: Kadale burra, mas u ngutni.Sa per lojtar, une jam ma I vjetri n’sherbim t’Millos.

Nazifi: Rri rahat ti Met,se t’ka dal içi, çoje njikyt mandat deri n’fund, sa me i pagu njata denime, edhe dil n’penzije.Nigja Fatmir, ti bela ke qene n’liste i pari ke Milloja, por prej qe isht ba Loroja kryetar komune me vota tona, ai vend m’takan mu.Une krejt kohen kam thane qe nuk hyj në koalicion me DPS, nese nuk m’takan mu Kryetari I komunes, edhe n’fund hyna edhe e bana Loron kryetar, qe me qene une ma I dashtuni I Millos.

Fatmiri:O Zifo, gjithmone votat e mia kane shku n’thes te DPS-it,kurre publikisht e privatisht nuk e kam kundershtu Millon, e ti ke dal ne protesta me Medojeviqin kunder Millos. Kur kam ken kryetar komunet e largova investitorin e Aqua Parkut prej Shtojit edhe e nisa per Budve te kumara Millos, ti i ke kundershtu edhe te Mirat detare kur ke ken ne opozite, e une kam nenshkru cka ka dasht Milloja. Mas harra Nazif, vetem une edhe Milloja nuk kena ken kurre në opozite,por gjithmone ne pushtet ,prej qe na ka fillu karriera politike.Kam ma shume te perbashketa une me Millon sesa ti. Millos I duhen njerz si une, fleksibil, e qe jane gjithmone në pushtet.

Nazifi: Ti bela ke te perbashketa, por une i kam nimu ma teper.Ti nuk ke as deputet ne parlament mar mik. A e din ti qe pa deputetin tone, Milloja nuk e ka shumicen në parlament.A e din ti qe une kam qene kryetar komune 4 vjet, brenda 6 vjetve te fundit edhe kurre nuk i kam dal kunder, edhe pse kam pas asrye shume here me e kundershtu.Ne kohen teme e ka nenshkru aneksin per Valdanos, qe me jau kthy tokat pronarve, edhe kurre ma s’ja kam permend.Qe, a e sheh tesh, Valdanosin pa ja nep miqve te tij te Rokshpedit si kompenzim per nji mal atje neper katundet e Nikshiqit, edhe prep s’pa I tham kurgja,edhe pse e kena kontraten e nenshkrume.

Meti: burra, mas u shamatoni, vendi i pare e liste isht i jemi edhe I ka vdek nana ksaj pune.Loroja isht ba kryetar komune me vota te mia.A e dini ju qe ne zgjedhjet e fundit lokale ne Ulqin, ne raundin e dyte, tana votat e UDSH-se, ja kena dhane DPS-it, qe me dal partia ma e madhe në Ulqin , edhe me u ba Loroja kryetar.

Kamarieri: M’falni burra, a jeni ju perfaqesuesit e shqiptarve në Mal te Zi apo jeni perfaqesuesit e Millos??
Meti: Kamarier, ti shika punen tande e na punen tone. Na e bjer nji pleskavice prej 50 qevapave.

Nazifi:Qe te jena te qarte burra, partia qe une perfaqsaj isht sateliti ma I madh I DPS-it.Na jena parti me program e me eksperta. Na e kena ne program me mbrojt gjuhen tone, e tekstet shkollore jane skandaloze edhe nuk na ndihet zani, poashtu e kena në program me mbrojt identitetin kombetar,e në Plave e Guci, e bile edhe në Tuz shqiptart kane fillu mas me u deklaru ma shqiptarë, edhe prep nuk na ndihet zani,asnji shkolle në gjuhen shqipe nuk ka në Tivar e në Rozhaje , edhe prep nuk na ndihet zani,e kena ne program me mbrojt kulturen, edhe vjen Amfillohja në Shas e në Rumi, pervetsan e ndertan kisha edhe prep nuk na ndihet zani. E kena slloganin, Ta mbrojme te ardhmen, edhe Ulqini pa zbrazet pergjithe dite e ma shume prej te rinjve, edhe prep nuk na ndihet zani. Po si mar burre nuk e meritaj une me qene I pari ne liste ke Milloja.

Fatmiri:Mu m’tha Haxhia qe dan me dal me nji deklarate per betonimin e kishes në Rumi,por thashe , rri rahat Haxhi.Kja isht loje e pushtetit se i duhet Millos me cu tensione.Tesh pa del Nik Gjeloshaj me deklarate se jane votimet ne Tuz.

Nazifi: Une dyshaj qe edhe institucionet fetare jane ne sherbim te Millos.

Meti:Nazif, je i ri n’politike ti.Ala nuk i ke kuptu punt si duhet, por ke kohe mu pjek.

Fatmiri:Institucionet fetare ane te gjitha ne sherbim te Millos, kyt e di prej burimeve te mireinformuara.A e shihni qe bajne ndertime pa leje e pa asnji dokument perkates, edhe nuk I ban za kerkush. Pse, a mendoni ju se pa i prishi une punt me Millon veç per nji ndertim pa leje te Amfilohjes atje n’maje t’malit.

Meti: Je i dobte Nazif. Nese bahej danjihere minister tesh i kuptan taman se cka isht hyqmi.

Fatmiri:Nazif, Pa m’duket se ka fillu me t’xan pija.Kamarier, na i sill edhe nja dy pejane?(birra peja)

Nazifi: Jo, une s’du pejane, mu ma sill nji Korçare.Korçaret jane ma t’mira.

Fatmiri: Pejanet jane ma t’amla.

Meti: hahaha, demek ju ja keni gjet fijen kallamit e?? Mas harroni,UDSH-ja isht sateliti i pare edhe ma I vjetri I Millos.Na jena partia e pare shqiptare qe ka ba koalicion me DPS-in, na kena nenshkru prishjen e Galebit edhe shitjen e krypores per hater te Millos. Bile bile ,Ferhati ka votu edhe pro ligjit te t’Mirave Detare edhe e ka mshef doren nen gaxete.

Fatmiri: Jeni plakë tesh ju Meto. Por isht tuj m’pelqy Nazifi. Ka fillu mu ba politikan. Por nigja mar Nazif, ke zgjedh rrugen ma t’zorshme.Une s’kam programe si ti.Une I rahataj njata 7-8 njerz qe I kam ne parti edhe votat tjera i blej, se mi nep paret Milloja.Isht ma kallaj kshtu, m’beso!As nuk nap deklarata, as program,as projekte,as premtime, askurgja mar burre.Pse me ba premtime, kurse kerkush nuk me besan ma.

Nazifi: Edhe une i blej votat mar burre, por nuk m’dalin tana votat. Isht tuj na rrejt shume ky popull.

Fatmiri:mir mar Nazif,poplli na rren nji here në 4 vjet, e na e rrejme edhe e vjedhim 4 here n’dite.Pa ja bajme hallall njaqe gja.Hajt gezuar! Kamarier, edhe nji pejane e nji korçare.Edhe na sill fakturen.Nazif, a pa i pagun ti kta pije?

Nazifi:A the në fillim qe pagun ti ?

Fatmiri:Po, por s’kam vetem 5 euro n’xhep, e ti ke miliona .

Meti: ja ja, mas u shtyni. Kta I pagun ministria me pare t’popllit. Pra, si perfundim,ka met me shiku në zgjedhjet e ardhshme, kush isht i preferumi i Millos.

Fatmiri: Kat e keni,une ne kta zgjedhje du me dal në koalicion parazgjedhor me DPS-in.

Meti: Edhe une.

Nazifi:Si??? Po une cka me ba.

Fatmiri: Ti rri ne opozite me Dritanin, se je msu.

Nazifi: ja, ja, nuk rri une n’opozite ma,jam msu me qene ne pushtet tesh 6 vjet. Pushteti isht i amel e karrika isht e xet.Tesh pa shihni ju kush pa bahet me DPS-in në koalicion , a ju a une!

Meti:Mire pra, e shohim para zgjedhjeve

Fatmiri: E shohim pra, para zgjedhjeve.

Meti: hajt pra na qofte per hajr.
Fatmiri: Gezuar
Nazifi: Gezuar
p.s. Burra, deri ne votimet e ardheshme pa vazhdojme avazin e vjeter. Shamatohna ner sy t’popllit e bashkohna per hater te Millos.

2 comments

  1. Pse bre Shaptaf po na i shan Hajdutat ? Ata vec punen e tyre po bajn ! Populli i ka zgjedhe ! Apo mos ke dashte me thane qe eshte populli BUDALLE ? E aja eshte pune tjeter ! Ne nji vend perendimore vec SHUMARE (Pylltare} munden me qene kto te ashtuquajtur politikane kurse tek ne jan Lidere ! Gjaja ma e keqe eshte se mendojne me te vertete se jane Lidere ???

  2. Shum lezecem e shkrumon
    Taman kshtu jan bisedat nermes ktyne pijuna

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top