Monday , August 10 2020
Lajmi i fundit

Nacionalizimi: SHTOJAKËT DO TA MARRIN TOKËN E VET ME QIRA

Plazha madhe Shtoj, Velika plaza StojAjo nga çfarë ekzistonte frika – që toka private në zonën e ashtuquajtur të mira detare do të jetë faktikisht e nacionalizuar, është futur në sistemin juridik të vendit. Siç shkruajnë “Vijesti”, gjykata e lartë pak kohë më parë ka pru vendimin që “të drejtën e përdorimit të pronës e cila paraqet të mirat detare i takon pronarëve të mëparshëm vetëm me nënshkrimin e kontratës me ndërmarrjen publike e cila menaxhon me të mirat detare, në ç’rast kanë përparësi në përdorimin e të mirave detare, në rast se konkurrojnë për të fituar të drejtat”.

Kjo do të thotë se pronarët e tokës, për shembull, në Shtoj, nuk janë pronar të tokës së vet, dhe që nga “NP për menaxhimin e të mirave detare” duhet ta marrin me qira nëse dëshirojnë të mbjellin bostanin dhe agrumet!?

“Për shkak të këtij qëndrimi të Gjykatës supreme disa bashkësi lokale bregdetare kanë paralajmëruar organizimin e tubimeve të qytetarëve ku do të bien dakord për mënyrën me të cilën të bashkuar dhe unik do të provojnë të mbrojnë të drejtat e veta pronësore, të cilat i garanton Kushtetuta e Malit të Zi dhe rregullat ndërkombëtare”, shkruan kjo gazetë ditore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top