Thursday , May 23 2019
Lajmi i fundit

Namazi i Bajramit: MANIFESTIMI QËNDROR NË XHAMINË E NAMAZGJASË

Xhamia e PazaritNë të gjithë xhamitë e territorit të komunës së Ulqinit sot në mëngjes, me fillim, në ora 6.03, është falur namazi i Bajramit.

Manifestimi qëndror është mbajtur në xhaminë më të madhe të qytetit, Namazgja, në të cilën namazin e udhëhoqi kryeimami i Ulqinit Ali ef. Bardhi, deri sa fjalimin besimtarëve ia mbajti imami i kësaj xhami Medjen ef. Shaptafi.

Përndryshe, numri më i madh i myslimanëve është mbledhur në xhaminë “Selimia” në Tivar, prej ku në TV Mali i Zi drejtpërdrejt është transmetuar manifestimi i faljes së namazit të Bajramit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top