Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Nata e pare e festivalit të modës: PREZANTOHEN GJASHTË KRIJUES

Ulcinj Fashion NightMe prezantimin e gjashtë krijuesve, ndër të cilët ishte edhe Ulqinakja Edita Nimanbegu, të shtunën mbrëma në Molën e madhe, poshtë bedenave të Kalasë, filloi festivali i dytë me radhë i modës “Ulcinj International Fashion Nights”.

Ndër mysafirët e shumtë, ishin zyrtarët e lartë shtetëror, diplomatët e huaj të akredituar në Podgoricë, drejtuesit lokal, e në veçanti të ftuarit nga fusha e kulturës.

Sponsorë kryesor të manifestimit, të cilin e organizon OJQ “Montenegro Events”, ishin Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike.

Natën e dytë të festivalit, të dielën, do të prezantohen edhe pesë krijues.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top