Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Ndërpritet mbledhja e KK: FARSA VAZHDON

Kryetari i kuvendit të komunës së Ulqinit Milazim Mustafa ka lajmëruar që në Kolegjium me shumicë votash është vendosur që të ndërpritet mbledhja e cila duhej të vazhdonte të mërkurën, sepse, siç tha, nuk ka kushte për vazhdimin e saj. “Forca kërkoj që mbledhja të vazhdohet mbas festave, por ky sesion i rregullt përfundon me 31 korrik dhe nuk mund të vazhdohet”, i tha ai gazetarëve në Parlamentin lokal.

Propozimin e FORCËS në kolegjium e përkrahen Partia demokratike dhe Partia demokratike e socialistëve.

Mustafa shtoi që për Raportin e punës së kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012 mund të diskutohet në mbledhjen e jashtëzakonshme e cila mund të thirret me kërkesë të tij.

Në pyetjen a ka probleme në funksionimin e koalicionit në pushtet, ai tha që në mes PD-së, funksionarë i së cilës është ai, dhe FORCËS nuk ka mosmarrëveshje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top