Wednesday , April 26 2017
Lajmi i fundit

Ndrroi jetë Zef Brisku: LARGIMI I ORTOPEDIT TË POPULLIT

Zefi (1)Ortopedi i njohur popullor dhe humanisti Zef Brisku ndrroi jetë të dielën në moshën 83 vjeçare.

Ky person i butë ndihmoi mijëra njerëz, veçanërisht kur bëhet fjalë për thyerjet e duarve dhe këmbëve.

Dyert e shtëpisë së tij në fshatin Kollomzë ishin gjithnjë të hapura për të gjithë nevojtarët.

Për dijen e tij kanë dëgjuar jo vetëm në regjion, por edhe në tërë Europën, sepse Zefi ka punuar një kohë të gjatë në hotelin “Olimpik”, kur aty pushonin vetëm mysafirët nga Gjermania.

Zanatin e trashëgoi nga gjyshi i tij, ndërsa e kaloi tek djemtë e tij Leka dhe Nikolla. Kishte edhe vajzën Lenën, dhe martesën plotë harmoni me bashkëshorten Marijen.

Faleminderit i dashuri Zef për ndihmën që ja ke ofruar të gjithëve!

Lutemi që Zoti i madhërishëm të dhuroi dritë edhe në botën e ardhshme. (M.Canka)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top