Saturday , September 23 2017
Lajmi i fundit

Ndryshime në stolin e Otrantit: MINJA PRELLEVIQ TRAJNERI I RI

Milovan PrelevicMillovan Minja Prelleviq është trajneri i ri i klubit të futbollit “Otrant Olimpik”.

Ai në këtë pozitë do të zëvendësojë Xhemal Kapllanbegun, i cili me shumë sukses e drejtoi këtë skuadër në dy vitet e kaluara.

Preleviq, i cili përndryshe posedon UEFA pro licencën, me shumë sukses ka drejtuar skuadrën Al Oruba nga Omani. Mirëpo, për shkak të mospajtimit me administratën e kampionit aktual të Omanit ka vendosur që të lëshoi vendin e trajnerit.

Në karrierën e tij ai ka drejtuar skuadrat e moshave të Buduqnostit, ishte trajner i Mlladostit, Petrovcit dhe Komit. Punoi edhe në Përfaqësuesen e të rinjve të Malit të Zi.

Tubimi i parë i futbollistëve të Otrant Olimpikut është caktuar për të mërkurën në ora 10, ndërsa qëllimi është kualifikimi në Ligën e parë. / Liga e dytë e Malit të Zi /

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top