Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Në aksionin policor: ARRESTOHEN 15 PERSONA NGA ULQINI

hapsenje-policijaNë askionin “Kurthi” i cili u realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, u arrestuan 24 persona, organizorë dhe anëtarë të organizatës kriminale e cila dyshohet për kontrabandimin e sasive të mëdha të drogës së llojit kanabis (marihuana), nga Shqipëria, nëpër territorin e Malit të Zi, kah vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian, kumtohet nga Drejtoria e Policisë.

Siç theksohet, në hetimin e deritashëm, duke ndërprerë kanalet kontrabanduese të cilat u përdorën nga përfaqësuesit e këtij grupi kriminal në 11 sekuestrime individuale u gjetën dhe konfiskuan gjysmë ton marihuanë.

Të njëjtit grup i ngarkohet kontrabandimi i dy ton e gjysmë marihuanë.

Shtohet se u arrestuan 15 qytetarë të Ulqinit: S.U.A.K.I.L.M.R., D.K.B.I., A.M.I.K., D.D., S.GJ.D.M., E.N., N.V., M.K. dhe P.K.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top