Wednesday , September 19 2018
Lajmi i fundit

Në Ditën e Planetit Tokë: KARISMA HOTELS & RESORTS ORGANIZON PASTRIMIN E PLAZHIT TË MADH

KarismaMe iniciativën e grupimit hotelerik Karisma Hotels & Resorts, e në bashkëpunim me organizatat lokale joqeveritare nga Ulqini, OJQ Hapi i gjelbër dhe Ecovita, me 22 Prill, në Ditën e Planetit Tokë, do të realizohet eko – aksioni i pastrimit të Plazhit të madh, u njoftua për Portalin Ul-info nga ky grupim hotelerik.
Siç thuhet, eko – aksionin do ta përkrahin aktivisht Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, NP Për menaxhimin e të mirave detare dhe Komuna e Ulqinit, të cilët do të japin kontributin e vet pastrimit të zonës së qytetit më jugor të Malit të Zi dhe shënimit të Ditës së Tokës. Aksionin do ta përkrahë edhe Policia komunale e Ulqinit.
Pritet që OJQ-të lokale do të grumbullojnë më shumë se 50 vullnetarë të rinj, të cilët do të kenë paraprakisht, në shkollat e veta fillore dhe të mesme, edukimin e organizuar me qëllim rritjen e vetëdijes për rëndësinë e plazheve dhe bregdetit. Është planifikuar që në aksion të marrin pjesë më shumë se 100 vullnetarë.
“Iniciuesi i aksionit, Karisma Hotels & Resorts, rëndësi të madhe i jep ruajtjes së mjedisit jetësor, kështu që me siguri do të vazhdojë me organizimin e një sërë evenimentesh të njëjta në të ardhmen”, përfundohet në kumtesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top