Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Në Durrës: PLAGOSEN KATËR PERSONA

Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e martes në qytetin e Durrësit, pas një atentati me armë zjarri, objektivi i të cilit nuk është përcaktuar ende nga policia, ndërsa e gjithë zona është terrorizuar nga të shtënat.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Durrësit, tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30, ku një person ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij, në drejtim të një lokali, të tejmbushur me njerëz të të gjitha moshave.

Policia e Durrësit bën me dije se ka mundur të identifikojë sot atentatorin, duke e shpallur atë në kërkim.

Sipas bluve të Durrësit personi që hapi zjarr në drejtim të lokalit është shtetasi Agim Myftari, banues në katin e dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se gjithcka ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që hetimet e policies vazhdojnë.

Të plagosur kanë mbetur: H.Lama 55 vjeç, Bujar Luku 55 vjeç, Ilia Plaku 66 vjeç dhe T. Hallulli. Sipas policisë, 4 të plagosurit ishin klientë të rastësishëm në lokal dhe nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata gjendeshin në tavolina të ndryshme. Lulishtja në hyrje të Durrësit, ku ndodhi sulmi është një prej vendeve më të frekuentuara nga qytetarët durrsakë. (Gazeta Metropol)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top