Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Në dy panaire: DELEGACIONI I KOMUNËS NË PRISHTINË DHE MOSTAR

starigradulcinjtoulcinj1Sot në Prishtinë dhe Mostar fillojnë panairet e turizmit në të cilët do të prezantohen potencialet e Ulqinit. Delegacionin i cili merr pjesë në Panairin treditor të turizmit, udhëtimeve dhe hotelerisë në kryeqytetin e Kosovës e udhëheq kryetari i komunës Fatmir Gjeka. Në Prishtinë që dje ka mbërrit drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan, e cila ishte mysafire në disa mediume.

Njëkohësisht në Mostar, në “Ditët e qershisë”, të 12 me radhë, ka udhëtuar delegacioni të cilin e udhëheq Safet Beci dhe 20 afaristë, fermer dhe ullishtar. Në këtë panair të afarizmit, bujqësisë dhe turizmit marrin pjesë mbi 300 ekspozues, ndërsa komuna e Ulqinit këtë vit është partner i këtij manifestimi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top