Në dyshim pjesëmarrja në stërvitjet e NATO-së: KOMUNA NUK I PAGUAN SHPENZIMET E UDHËTIMIT

Zjarrfikesit, VatrogasciPjesëmarrja e zjarrfikësve të Ulqinit në stërvitjen më të madhe në rajon në 15 vitet e fundit, dhe e cila në fund të këtij muaji do të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë nën organizimin e NATO-së, është në dyshim.

Nga Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit u deklarua se Komuna e Ulqinit nuk dëshiron ti paguajë shpenzimet për udhëtim për dy përfaqësues të këtij shërbim të cilët u caktuan të shkojnë në Tuzlla, për arsye se kjo gjë, siç thanë në administratën lokale, nuk është paraparë me buxhetin e këtij viti.

Për arsye të njëjtë u anulua pjesëmarrja e zjarrfikësve në disa programe tjera të aftësimit profesional.

Përndryshe, zjarrfikësit e Ulqinit në rast internvenimesh komunikojnë mes veti me telefonë, e jo me radio lidhje.

Që përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit do të jenë pjesë e skuadrës malazeze në stërvitjet e NATO-së në BdheH u publikua mbas mbledhjes së djeshme të Qeverisë së Malit të Zi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…