Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

Në Festivalin në Bijelo Pole: VENDI I DYTË PËR ULQINAKËT

Shefqet LucaShfaqja “Servantes dhe Dulçinea”, në regjinë e Munib Abazit, fitoi vendin e dytë në Festivalin e amatorëve teatral të Malit të Zi, të 44 me radhë, i cili përfundoi mbrëmë.

Juria e përbërë prej tre anëtarësh, të cilin e udhëhoqi Ivona Çoviq, ia ndau çmimin për rolin më të mirë mashkull Shefqet Lucës, gjegjësisht Mehmet Begut në dramën “Servantes dhe Dulçinea”.

Ky realizim teatral fitoi çmimin edhe për kostumografin më të mirë.

Mbas këtij suksesi të madh, kjo dramë, si dhe fituesi “Praznina”(Zbrazëtia), të cilën e luajtën grupi i Qendrës për kulturë të Bijelo Poles, ka të drejtë pjesëmarrjeje në festivalet ndërkombëtare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top