Tuesday , October 23 2018
Lajmi i fundit

Në festivalin në Itali: FILMI I XHIRUAR NË ULQIN

vetar-plakat-f2-571x800Kajtet laraman të bartur nga era, hapësirat ranore që si shihet fundi, cepat e fshehur të Kripores së Ulqinit, flora dhe fauna magjike të deltës së Bunës, përbëjnë bazën e poetikës specifike të filmit me metrazh të gjatë “Vetar”(Era) të regjisores Tamara Drakuliq.

Ky realizim do të ketë shfaqjen premier në kuadër të seleksionit kryesor ndërkombëtar garues të Festivalit të 34 të filmit në Torino prej më 18 deri më 26 nëntor.

Filmi u xhirua vitin e shkuar në Ulqin sipas tregimit “Zmajevi”(Dragoit), të skenaristes Ana Rodiq, në produksion të Monkey Production.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top