Monday , May 28 2018
Lajmi i fundit

Në FREI: PREZANTOHET KITE-SURFI NË PLAZHIN E MADH

MDNë kuadër të Festivalit të 9 të Patundshmërive dhe Investimeve – FREI 2018 i cili sot përfundon në hotelin “Avala” në Budvë, Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare të Malit të Zi organizoi panelin me titull “Menaxhimi i qëndrueshëm i plazheve”.

Kjo ndërmarrje publike inicioi Strategjinë e Menaxhimit të Qëndrueshëm të Plazheve në Malin e Zi e cila paraqet kornizën inovative për përshtatjen e ofertës së plazheve me kërkesat dhe tendencat moderne turistike.

U prezantua edhe menaxhimi i plazheve me aktivitete sportive – rekreative, i cili ofron shërbimet e kite-surfingut në zonën e Plazhit të madh, për çka foli edhe qiramarrësi Petar Deliq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top