Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Në fund të javës: AKSIONI EKOLOGJIK „LE TË JETË PASTËR“

Veprimtari komunale, Komunalne djelatnostiKëtë të premte dhe të shtune në Ulqin do të organizohet aksioni „Le të jetë pastër“.

Aksioni e organizojnë Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në bashkëpunim me Entin për Punësim, NP Të Mirat Detare, Komunën e Ulqinit dhe Policinë Komunale, si dhe Ndërmarrjen Publike „Veprimtari Komunale“, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë sezonit turistik.

Në veçanti tentohet të përmirësohet higjiena komunale, gjegjësisht mirëmbajtja e akseve rrugore.

Në territorin e komunës së Ulqinit do të pastrohet rruga magjistrale prej Krruçit deri në Adë, si dhe aksi i rrugës rajonale nga pika kufitare Sukubinë deri tek ura e Mërrkotit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top