Kompania e njohur turke “Polin” duhet në fund të shtatorit të fillojë ndërtimin e akva parkut në Plazhin e madh.
Ky objekt do të ndërtohet, siç mëson portali UL-info, në pronën e komunës, në sipërfaqen prej rreth 27 mijë metër katror.
Në takimin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka me përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje turke është dakorduar që prona të merret me qira për 30 vite, ndërsa çmimi i qiramarrjes do të jetë rreth 30 mijë euro.
Investimi i përgjithshëm do të jetë rreth 4,5 milion euro. pritet që në akva park të punësohen prej 50 deri në 80 punëtorë.
Firma “Polin” është themeluar në vitin 1976 dhe ka 2500 akva parqe në 90 shtete.
akva parqe 😛 … P.S. lajm shum i mire
Si portparoli i Fatmir Gjekes jeni ju te ketij portali vec lajme pozitive ku jan kritikat per kete pushtet ku jan 100 ditet un nuk shoh asnjifare ndryshimit me pushtetet e kaluara