Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Në Gjykatën e lartë: NË SHTATOR FILLON GJYKIMI I TË KTHYERIT NGA SIRIA

Foto: Filip Roganovic

Foto: Filip Roganovic

Hamid Beharoviq nga Ulqin, i kthyeri nga lufta në Siri, do të jetë me 12 shtator në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e lartë në Podgoricë për shkak të akuzës se ka marrë pjesë në konfliktet luftarake në këtë vend, shkruan “Dan”.

Ai gjatë seancës dëgjimore para prokurorit ka pranuar se ishte në luftë në Siri duke pohuar se atje ka shkuar të propagandojë fenë, e jo që të luftojë.

Siç transmeton kjo gazetë, Beharoviq tha se në Siri e ka dërguar një person nga Podgorica, i cili më vonë humbi jetën në këtë luftë.

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    Atje ke shkuar me propaganduar fene? Kam menduar se ata vijn tek ne me at qellim!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top