Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Në Gjyqin për kundërvajtje: VËREJTJE PËR MOGUL PËR ARSYE TË PERFORMANCËS NË ADË

Sud-Gjykata-GjyqiMbas tre seancave dëgjimore Gjyqi për kundërvajtje në Ulqin në bazë të padisë së Drejtorisë së policisë ka vendosur ti jap vërejtje OJQ “Mogul” për shkak se kujdestarët e tij në performancën e mbajtur para portës së vendosur ilegalisht në Adë kah mesi i qershorit nuk kanë mbajtur mbishkrimin në mëngë.

Vendimi për shefin e sigurisë të MOGUL-it në këtë tubim Allmir Çausheviq, kundër kujt po ashtu është nisur padia e Drejtorisë së policisë, do të njoftohet më vonë.

Kjo është hera e parë në dy vitet e fundit që Drejtoria e policisë ka dorëzuar padi penale për arsye të lëshimit të tillë të organizatorit të ndonjë tubimi në Mal të Zi.

Në MOGUL mendojnë që i gjithë ky proces ishte tentim i frikësimit të qytetarëve të Ulqinit nga tubimet tjera të mundshme apo nga protestat për arsye tjera. Në Aleancën qytetare nga Podgorica kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një lloj të “Procesit të Kafkës” në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top