Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Në hotelin “Mediteran”: ZHURMSHËM RRETH TË MIRAVE DETARE

Morsko Dobro, Te mirat detareMonitoring grupi Ulqin (MogUl) dhe MANS-i kanë prezantuar sot në hotelin “Mediteran” raportet e veta për “Menaxhimin e të mirave detare”.

Drejtori ekzekutiv i Mogul-it Xhemal Peroviq dhe përfaqësuesja e MANS-it Ines Mrdoviq kanë kritikuar punën e Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare, sidomos kaosin në brigjet e lumit Buna duke thënë që kjo ndërmarrje i kthen komuna 50 për qind të të ardhurave. Mrdoviq theksoi se MANS-i të gjithë dokumentacionin e mbledhur për punën e kësaj ndërmarrje do të ja dorëzojë prokurorisë shtetërore.

Drejtuesit e Të mirave detare, në krye me drejtorin Rajko Baroviq, vendosmërisht i hodhën poshtë të gjitha kritikat dhe thanë se shifrat e deklaruara për të ardhurat, sidomos atyre në Bunë në dy vitet e kaluara, janë krejtësisht të pasakta.

Atmosfera e tejnxehur është qetësuar në fund të tubimit kur është diskutuar për problemet e pronës publike në zonën e të mirave detare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top