Në Kala: HAPET FESTIVALI I 30 “SKENA VERORE”

Skena Verore 2Në hapësirën para Muzeut, në Kala, të enjten mbrëma solemnisht u hapë festivali tradicional “Skena verore – Ulqin 2018”.

Manifestimin, i cili do të zgjasë për një muaj, e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq. Ai tha se është i gëzuar që Komuna në tre dekadat e kaluara ka ndihmuar mbajtjen e festivalit dhe se kështu do të jetë edhe në të ardhmen duke theksuar se është i gëzuar që gjendet në një ambient kaq të mrekullueshëm.

Drejtori i Qendrës së Kulturës Musa Hoxha, i cili pak kohë më parë e mori këtë funksion, premtoi program të mirë në festivalin e sivjetmë.

Që në natën e parë publiku i shumtë kishte mundësi të kënaqet. Kishte balete të koreografit Albi Nako, aktorët Sllobodan Marunoviq dhe Simon Shkreli recituan vargje të poetëve të njohur, performoi Gjylie Pelingu në përcjelljen e Fatime Buzukut, ndërsa programin e përfundojë Ramazan Peku me grupin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…