Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

Në Kala: HAPET NË MËNYRË SPEKTAKOLARE SKENA VERORE

Skena VeroreFestivali tradicional “Skena Verore” u hap të premten mbrëma në Kala me koncertin spektakolar të tenorit të njohur shqiptar Kastriot Tusha dhe sopranos nga Ulqinit Gjylie Pelingu.

Publiku i shumtë kishte mundësi të shijojë programin dy orësh i cili kënaqi standardet më të larta artistike.

Festivalin e sivjetmë, të 31 me radhë, solemnisht e shpalli të hapur nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni.

Në hapje ishte e pranishme edhe funksionarja e lartë e Ministrisë së Kulturës Dragica Milliq. Ky resor qeveritar, së bashku me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike rregullisht ndihmon mbajtjen e “Skenës Verore”.

Drejtori i Qendrës për Kulturë Musa Hoxha ftoi Ulqinakët dhe mysafirët e tyre që gjatë një muaji të ndjekin programet e shumëllojshme në këtë manifestim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top