Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Në Kala: MBAHET PËRURIMI I LIBRIT TË MUSTAFA CANKËS

IMG-4099f4c7cd2ce3d6fb7f013ff724a26d-VNë „Pallatin Venecia“ në Kalanë e Ulqinit, të martën, me 1 dhjetor, u mbajt përurimi i librit „Paraqitje interkulturore – Ulqin dhe Tivar“(Interkulturalni prikazi – Ulcinj i Bar) të gazetarit dhe publicistit Mustafa Canka.

Për veprën folën me frymëzim hafiz Sulejman Bugari, shkrimtari Zhelko Miloviq dhe publicisti Ismet Karamanaga, të cilët theksuan se bëhet fjalë për një libër të çmuar dhe mësimor, i cili duhet të shërbëjë si libër shkollor në këtë zonë.

Autori, Mustafa Canka tha se interkulturalizmi këtu është gjendje e natyrshme. „Ai është identiteti ynë i cili na mundëson që,  në qenien dhe traditën tonë të mbijetojmë dhe të jemi në paqe me veten dhe me të gjithë të tjerët dhe të ndryshmit“, tha ai duke iu falënderuar në veçanti Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave për ndihmën e dhënë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top