Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Në Kala: PREZANTOHET MONOGRAFIA E RE E G.ÇITAKUT

Gazmend ÇitakuTë premten mbrëma poshtë Muzeut Arkeologjik në Kala u prezantua monografia “Udhëtim në kështjellat ilire në Mal të Zi” e publicistit Gazmend Çitaku.

Për këtë vepër, për krijimin e saj, folën pjesëmarrësit në projekt, publicisti Sami Flamuri, shkrimtari Jaho Kollari dhe vet autori.

Në këtë libër u prezantuan hollësisht kalatë e Ulqinit, Budvës, Risanit, Meteonit dhe Duklës (Doclea), ndërsa vlerë e veçantë e këtij libri janë fotografitë me cilësi të shkëlqyer të shkrepura nga Gëzim Mavriqi dhe Çitaku.

Publikimin e kësaj monografie e mundësoi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e Të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top