Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Në Katërkollë: FILLOI “D’OLCINIUM INTERNATIONAL FESTIVAL”

Dita e Sheges, Dan naraMe “Ditën e shegës” sot solemnisht në Katërkollë është shënuar fillimi i manifestimit treditor “D’Olcinium international festival”, të cilin e organizon Organizata turistike dhe komuna e Ulqinit.

Mysafirët e shumtë i përshëndeti nënkryetarja e komunës së Ulqinit Zenepa Lika, kryetari i Biznes klub Ana e Malit dhe përfaqësuesi i Ministrisës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

“Në këtë mënyrë e përfundojmë sezonin e sivjetmë turistik”, tha drejtoresha e OT Zana Sarvan.

Në Katërkollë sot është mbajtur program i pasur kulturo-artistik dhe koncert i ansamblit “Shota”, ndërsa janë prezantuar edhe prodhimet bujqësore nga kjo zonë.

Prej nesër është planifikuar mbajtja e festivalit folklorik në Plazhin e vogël, në të cilin do të mblidhen 12 shoqëri kulturore nga vendi dhe regjioni.

Të shtunën është parashikuar koncert i madh muzikor, në kuadër të së cilit do të mbahen koncertet e Adrian Lulgjurajt me bend dhe i Sergej Qetkoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top