Të dielën në Prishtinë përfundoi konferenca katër ditore “Diaspora flet”, e cila synoi nxitjen e dialogut të strukturuar për të drejtat e diasporës.
Pjesë e kësaj konference, në mes të tjerëve, ishte ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë Pandeli Majko, homologu i tij nga Kosova Dardan Gashi, si dhe Edmond Azemi, ministër për marrëdhëniet me diasporën në qeverinë maqedonase.
Në këtë eveniment, si e vetmja përfaqësuese nga Mali i Zi, morri pjesë nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni.
Përveç 170 profesionistëve nga fusha të ndryshme nga diaspora, në konferencë ishte i ftuar edhe eksperti i njohur ndërkombëtar për çështje të diasporës Kingsley Aikins, themelues dhe drejtor ekzekutiv i ‘Diaspora Matter’. Ai tregoi shembuj konkret të shteteve që kanë arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme, pikërisht duke shfrytëzuar potencialin e diasporës.