Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Në kongresin e partisë së Beçiqit: EDHE VESHJA SHQIPTARE

BecicNë Podgoricë të dielën është mbajtur Kongresi themelues i Malit të Zi demokratik – Demokratët, për lider të së cilës është zgjedh Aleksa Beçiq.

Ai, siç transmeton “Vijesti”, në ndërtesën ku u mbajt tubimi ka hyrë në përcjelljen e kolegëve partiak të cilët ishin të veshur me veshjet kombëtare të të gjithë popujve që jetojnë në Mal të Zi.

Deputeti i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq, i cili si mik i Beçiqit ishte i pranishëm në Kongres, tha se është “rrëqethur kur i pa të gjithë veshjet”.

“Ajo opozitë e cila punon për PDS-në duhet të ulet me PDS-në, ato dëshirojnë të jenë të rrënjosur në vitet 90. Ato duhet të minimalizohen, ndërsa opozita qytetare duhet të bashkohet dhe ti jap vulë të re reformash”, tha Abazoviq në tubimin e Demokratëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top