Monday , July 16 2018
Lajmi i fundit

Në Krythë: TUBIM PËRKRAHËS PËR KANDIDATIN E PDS-SË

IMG-44c9a0c7e06798682b6a07fe1cd38358-VPër shkak të stabilitetit politik dhe të përgjithshëm, vazhdimit të integrimeve euroatlantike dhe zhvillimit të demokracisë multietnike në interes të qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqiptarëve është që në zgjedhjet e të dielës për president të Malit të Zi të fitojë kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, u tha në tubimin i cili u mbajt të mërkurën në restorantin “Lamiga” në Krythë.

Qytetarëve me këtë rast iu drejtuan kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së Loro Nrekiq, kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, nënkryetarja e Unionit Demokratik të Shqiptarëve Hadixha Gjoni, kryetari i Forcës Nazif Cungu dhe kryetari i Këshillit komunal të Socialdemokratëve Qazim Hoxhiq.

Ato fuan votuesit e vet, simpatizuesit dhe qytetarët nga zona e Anës Malit që masovikisht të dalin në zgjedhjet e 15 Prillit në mënyrë që Gjykanoviqi të fitojë në raundin e parë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top