Monday , August 20 2018
Lajmi i fundit

Në Lushnje: 12 MEDALJE PËR KLUBIN E KARATESË “ULQINI”

LushnjaMë 19 dhe 20 maj 2018, Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në dy turne ndërkombëtarë të karatesë: “Lushnja Open 2018” në Lushnjë dhe “Kupa e Lidhjes së Prizrenit” në Prizren, duke fituar 12 medalje dhe përfaqësuar qytetin me dinjitet.
Në turneun „Lushnja Open 2018“, Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 3 garues, të cilët arritën të fitojnë 8 medalje: 4 të arta, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta në luftëra dhe kata.
Seida Suma – 2 medalje të arta
Albert Rudoviq – 1 medalje e artë,1 e argjendtë dhe 2 të bronzta
Paskual Koçoviq – 1 medalje e artë dhe 1 e argjendtë
Në turneun „Kupa e Lidhjes së Prizrenit“ , Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 4 garues, të cilët arritën të fitojnë 5 medalje: 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë në luftëra dhe kata.
Antigona Rama – 1 medalje të artë
Marko Daboviq – 1 medalje të artë
Elvir Islami – 2 medalje të argjendta
Simon Simonoviq – 1 medalje të bronztë

Shërbimi Informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top