Wednesday , April 24 2019
Lajmi i fundit

Në mbledhjen e Këshillit qendror: UDSH PËRKRAH KANDIDATURËN E GJUKANOVIQIT

UDSH-logoUnioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në mbledhjen e organit më të lartë partiak, Këshillit qendror, vendosi të përkrahë kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) të Millo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale.

“UDSH dhe PDS ndërtojnë partneritetin e vet prej vitit 1997 dhe ky vendim i yni është vazhdim i natyrshëm i bashkëpunimit tonë të deritashëm. Po ashtu, Malin e Zi në periudhën e ardhshme e presin sfidat e shumta në rrugën e arritjes së standardeve evropiane dhe perëndimore. Që të arrihet kjo, atij i nevojitet stabilitet dhe ecje përpara, e garancia më e mirë e stabilitetit dhe përparimit të Malit të Zi është pikërisht Gjukanoviqi”, deklaruan nga UDSH.

Në mbledhjen e Këshillit qendror po ashtu u vendos që UDSH-ja të aktivojë infrastrukturën e vet partiake gjatë kësaj fushate presidenciale dhe në atë formë të jap kontributin e vet për fitoren e sigurt të Gjukanoviqit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

2 comments

  1. Mark K. Shkreli

    Partite shqiptare ne Mal te Zi, nje nga nje po shpallin perkrahjen e kandidatit te PDS-se M. Gjukanoviq per president. Mendoj se shqiptaret duhet te kene kandidatin e tyre per president, edhe pse eshte e qarte se nuk mund te fitojne. Arsyeja pse mendoj keshtu eshte se gjate fushates elektorale ceshtja e shqiptareve, padrejtesite, diskriminimi ne cdo fushe mund te publikohet boterisht.

  2. Brravo Mark Shkreli, urime. E ke fare te drejt, pa marr parasysh shansat per fitore, hic ma shum, ka mi ba kta shkatrrust e shtetit me menu dy her para se veprojn dicka kunder Shyptarve. Isht gjynah kur e shef se gyrbetqart frigohen ma shum
    Per te ardhmen e Shyptarve edhe te Ulqinit, ma shum se ata si jan ne Ulqin e luftojn me jeten e problemet e perditahme si ja ka sjell bash aj kandidat cilin e perkrahin pa kushtzime, vec per nji fije pushtet

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top