Sunday , June 7 2020
Lajmi i fundit

Në organizim të CZIP-it: ERËRAT E REJA NË KRIPORE

KriporjaE premtja mund të shënojë pikën kthyese në marrëdhënien e pushtetit shtetëror ndaj hapësirës së Kripores, thanë zyrtarët dhe diplomatët, të cilët sot, në organizim të Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP), janë mbledhur në këtë vend.

Në Kripore ishin funksionarët e lartë e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Daliborka Pejoviq, Ivana Vojinoviq dhe Sanja Leshkoviq-Mitroviq, drejtuesit e komunës së Ulqinit në krye me kryetarin Fatmir Gjeka, drejtoresha e OT Zana Sarvan, ambasadori Aleksandar Andrija Pejoviq, i cili është edhe sekretari për integrime evropiane dhe kryenegociuesi me BE, ambasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker, si dhe përfaqësuesit e Ndërmarrjes publike për rritjen dhe kultivimin e shpendëve në Ulqin dhe Administratës falimentuese të Kripores së Ulqinit.

Është arritur përfundimi se duhet të ndërmerren një sërë hapash në mënyrë që kjo hapësirë, si pjesë e identitetit të këtij komunitet, të ruhet nga degradimi dhe të ruhen vlerat e saja, si dhe të parandalohet gjuetia.

Pejoviq ka paralajmëruar se Qeveria së shpejti do të ndajë rreth 200 mijë euro në mënyrë që të riparohen pompat dhe të futen në punë, si dhe të paguhet borxhi për rrymë.

PHU Ulqin, i cili është në fazën finale, ka përcaktuar këtë vend për prodhim të kripës dhe vend për vëzhgimin e shpendëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top