Në Panairin e mobilieve në PG: EKSPOZOJNË DHE KOMPANITË ULQINAKE

Fabrika KurtiSot është hapur Panairi i mobilieve në Podgoricë i cili mblodhi 25 ekspozues të mobilieve dhe pajisjeve për rregullim të enterierit.

Në këtë manifesti ekspozojnë edhe disa prodhues nga Ulqini, ndër të cilët është dhe kompania “Kurti”.

Pronari i kësaj firme Kabil Kurti ka thënë që Panairi është i rëndësishëm për prezantimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Në kompaninë “Kurti” përdorin drurin vendas si lëndë të parë për prodhimin e mobilieve të dedikuara për pajisjen e kapaciteteve hotelerike.

“Mali i Zi ka potencial që të formohen dhe përparojnë edhe ndërmarrjet të cilat do të prodhojnë edhe gjysmëprodhimet e shkallës më të lartë të finalizimit. Në Itali, për shembull, keni firmat e vogla të cilët prodhojnë gjysmëfabrikantët: këmbëzat, pllakat, karrige, bordura…, të cilët pastaj vetëm bashkohen. Besoj që edhe ne do të vijmë deri në atë shkallë në vendin tonë”, theksoi Kurti në hapjen e këtij Panairi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…