Friday , September 25 2020
Lajmi i fundit

Në pikën kufitare Kulla: U SEKUESTRUAN TELEFONËT ME VLERË 10 MIJË EURO

Granicni prelaz Kula, pika kufitare KullaPunonjësit e Drejtorisë së doganave të hënën në pikën kufitare “Kulla”, duke kryer kontrollin e rregullt të kalimit të mallit dhe udhëtarëve, kanë gjetur dhe sekuestruar telefonat celular të pa lajmëruar, vlera totale e të cilëve është 9.547 euro, është lajmëruar nga ky institucion.

Thuhet që ky mall është sekuestruar nga autobusi me targa të Kosovës, i cili ka udhëtuar në relacionin Kosovë-Mal i Zi (Ulqin), përkatësisht që malli ishte i fshehur në të.

“Tek shtetasi i Malit të Zi S.J, i cili mbahet si njeri përgjegjës, janë gjetur gjithsej 65 copë të mallit të pa lajmëruar. Nga këto, 23 modele të telefonave të ndryshëm, të markës Samsung dhe 42 copë të pajisjeve shtesë: karikues, kufje, usb kabllo, bateri dhe maska, vlera e të cilëve është 9.547 euro. Ati iu dorëzua urdhri për kundërvajtje dhe iu pagua dënimi në para, derisa malli është sekuestruar përgjithmonë”, shtohet në lajmërim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top