Në Podgoricë: LlESHEVIQ PREZANTON KONCEPTIN E “KULTURËS SË GJELBËR”

Habib Lesevic, Habib LeseviqNë hapësirat e kompanisë doMEn në Podgoricë, të enjten, më 11 dhjetor, do të mbahet prezantimi interaktiv i Habib Llesheviq, ku ai do të prezantojë konceptin e “kulturës së gjelbër” si mënyrë të qëndrueshme të jetesës dhe të vepruarit, duke u bazuar në praktiken bashkëkohore britanike.

Këtë prezantim e organizon portali Digitalizuj.me, në bashkëpunim me Këshillin britanik dhe OJQ Rrethi nga Londra.

Llesheviq, përndryshe me prejardhje nga Ulqini, është themelues i kompanisë KNTXT me seli në Londër, e cila merret me zhvillimin integral të individëve, organizatave dhe komuniteteve nëpërmjet trajnimeve, si dhe couching dhe projekteve sipërmarrëse.

Është anëtarë i Shoqatës amerikane të kibernetikës dhe ligjëron Sipërmarrjen, Qëndrueshmërinë dhe Teoritë e sistemit në Cass Business School dhe ESCP Europe biznes shkollën në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë