Saturday , April 20 2019
Lajmi i fundit

Në Qendër për kulturë: MBAHET PËRURIMI I LIBRIT TË DR. KARAMANAGËS

dr gani 2

Mbrëmbë në Galerinë e Qendrës kulturore në Ulqin MEXHLISI I BASHKËSISË ISLAME ULQIN, QENDRA KULTURORE ULQIN dhe BASHKIMI I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MAL TË ZI organizuan përurimin e librit të autorit Gani Karamanaga “ Zgjimi”.

Më së pari  Besim ef.Cura, imami i Xhamisë së Ranës, interpretoi një pjesë Kuranit-ashere.

Mandej fjalët përshëndetëse i kanë pasur: Dr.Nail Draga, Arben ef.Halluni nga Myftinia e Shkodrës dhe reisi i BI të Malit të Zi Rifat ef.Fejziq.

Për librin kanë folur: Ali ef. Bardhi,  Dr.Nail Draga, Bajro ef. Agoviq, akademiku Zuvdija Hoxhiq, autori.

Në fund Osman Leskovci e këndoji këngënë “Bajraku” nga libri “Zgjimi” të cilë para 100  viteve e shënoi Sulejman ef. Peshku.

Moderatore ishte Luljeta Cura, profesoreshë e gjuhës angleze. 

Botimet e Gani Karamanagës

1.“Mjekimi me faktorë natyrorë në regjionin e Ulqinit”, viti 2008 në gjuhën shqipe dhe malazeze

  1. Historiku i shërbimit shëndetësor në Ulqin në gjuhën shqipe, viti 2011,
  2. Dielli, deti, shëndetinë gjuhën shqipe dhe malazeze, 2013
  3. Udhëtimi i një mjeku” në gjuhën shqipe dhe malazeze 2015

5.”Materniteti në Ulqin” në gjuhën shqipe dhe malazeze 2015.

6.”Zgjimi” në gjuhën shqipe dhe malazeze 2016 

Vështrim

Për librin „Zgjimi“ të autorit  dr.Gani Karamanaga

NDËRLIDHJA E SINQERITETIT DHE PUNËS

 Mustafa Canka

Është për lëvdatë mundi i dr. Gani Karamanagës që publikut të gjerë t’ia prezantojë pikëpamjet e tij gjatë mandatit katërvjeçar në krye të Bashkësisë Islame të Ulqinit (2003-2007.) Me siguri, kjo gjë do të ndriçojë edhe më tepër punën e këtij institucioni, dhe do të kontribuojë në hapjen e saj të mëtejme ndaj qytetarëve. Pas një kohe të gjatë të izolimit të këtij institucioni, në këto kohëra të reja kjo është më se e nevojshme.

Sepse, kjo bashkësi e vogël ka çka t’i ofrojë „urbi et orbi”(qytetit Ulqinit dhe botës). Para së gjithash fytyrën e saj të bukur: besimtarë të vërtetë dhe tradicionalë, objekte fetare shumë të bukura dhe të rregulluara,  mesazhe të paqes, tolerancës dhe  mirëkuptimit.

Dr.Gani, me një këmbëngulje të lindur dha kontribut të fuqishëm në periudhën në fjalë.Është dashur të mirëmbahen dhe të vazhdohet jeta fetare, të rindërtohen xhamitë e braktisura, të përballet me valën depërtuese të koncepteve të huaja të islamit në këtë zonë.

Ngjarjet që ndodhën më vonë do të tregojnë që dr. Karamanaga ka pasur sukses të dukshëm në lidhje me këtë. Unë e vlerësoj si më të rëndësishme ruajtjen e unitetit e Bashkësisë Islame në të gjithë territorin e kësaj komune.

Gjithashtu është i rëndësishëm organizimi i një serie të tubimeve shkencore dhe simpoziumeve, të cilët ia ofruan një numri të madh të qytetarëve të Ulqinit pikëpamjen islame të jetës dhe të botës, si dhe vendosja e marrëdhënieve të mira me Meshihatin në Podgoricë.

Qëllimet e mira si edhe aftësitë e dëshmuara menaxhuese në udhëheqjen e një institucioni me rëndësi, siç është  Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit, kanë qenë çelësi i këtij suksesi.

„Veprat gjykohen sipas qëndrimeve“,  ka thënë i nderuari Muhammed s.a.v.s.

E edhe kur dihet se ky shembulli më i bukur që kemi thoshte se njerëzit janë në gjumë, kuptohet edhe vetë titulli i  këtij  libri  të dr.Karamanagës „Zgjimi“.

Të zgjohesh për Zotin e dashur, nga gjumi i moskokëçarjes dhe harresës, të lësh përtacinë dhe dembelizmin, të veprosh në përputhje me urdhrat e Mëshiruesit, që të njohësh këtë dhe botën tjetër, të rikthesh paqen në zemër, të krijosh lidhje me Zotin e botërave. Për këto flet ajeti në suren Sebe (46):„Thuaj: Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht ndaj Allahut.“(Sebe, 46)

Unë jam i bindur se dr.Karamanaga gjatë zgjimit të vet e ka ndihmuar edhe  zgjimin e edhe të disa njerëzve të tjerë dhe për të mbajtur të zgjuar Bashkësinë Islame të Ulqinit.

 

Ky libër flet pikërisht për këtë.

 

Në Ulqin, qershor 2016

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top