Thursday , August 17 2017
Lajmi i fundit

„Në ritmet e Europës“: ULQINAKËT PREZANTOJNË QYTETIN E VET DHE TURIQINË

Ulcinj (1)Në Qendrën sportive „Verde“ në Podgoricë me 29 prill do të organizohet manifestimi „Mali i Zi në ritmet e Europës“, në të cilin fëmijët nga 21 komuna të Malit të Zi nëpërmjet këngës dhe valles, do të prezantojnë qytetin e vet dhe ndonjërin nga shtetet europiane të cilin ja kanë caktuar organizatorët.

Komuna e Ulqinit në këtë manifestim do të prezantojnë Turqinë, ndërsa mundësinë që të marrin pjesë në këtë garë do ta kenë Eliza Markiq, Manushaqe Behrami, Irina Çobiq, Sandra Marnikoviq, Erina Rexha, Anastasija Glaviçiq, Leudrita Mustafa dhe Tamara Zhivkoviq.

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, në emisionin e mëngjesit në RTMZ, tha se është e bindur që kjo rini në mënyrë dinjitoze do të prezantojë Turqinë dhe Malin e Zi dhe do të ketë benefitë nga eksperienca dhe miqësimi i përbashkët me grupet tjera.

„Ky është një projekt i bukur për të rinjtë, e mesazh i mirë për ne më të vjetrit“, tha ajo.

Komuna – fituese e kësaj garë shkon në vendin europian të cilin e ka prezantuar me kërcim ose këngë, por edhe fiton 50% nga të ardhurat e përgjithshme nga votimi gjatë natës finale. Përndryshe, fituesin e përcaktojnë votat e publikut, nëpërmjet SMS-ëve, si dhe votat e jurisë.

Gjoni falënderoi në veçanti kreatoren nga Ulqini Edita Nimanbegu, e cila po krijon kostumet për skuadrën tonë.

„Ulqini mban numrin rendor 12 dhe ftoj të gjithë që mos të kursejnë SMS-ët dhe të përkrahin skuadrën tonë. Shpresoj fitoren sepse vajzat e meritojnë atë“, përfundoi nënkryetarja  Gjoni.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top