Sunday , May 28 2017
Lajmi i fundit

Në rrugë për Adë: NË AKSIDENT LËNDOHET RËNDË NJË PERSON

Policia, PolicijaRadovan Bogojeviq (56) u lëndua rëndë në aksidentin e komunikacionit i cili ndodhe sot në mëngjes rreth orës 2.40 në rrugën magjistrale Ulqin – Ada e Bunës, shkruan “Vijesti”.

Ai me lëndime të rënda për jetë urgjentisht u transferua në spitalin e Tivarit, e pastaj u hospitalizua në Qendrën klinike në Podgoricë.

Deri tek aksidenti erdhi kur Bogojeviq për arsye të panjohura duke lëvizur me makinën Pasat caravan (UL AB 316) nga Ulqini në drejtim të Adës disa qindra metra para urës në Bunë ka dal jashtë nga rruga.

Me kërkesë të prokurorit hetimin e kanë bërë përfaqësuesit e policisë së Ulqinit.

Bogojeviq është pronar i restorantit të njohur në Adë “Qiqkova çarda”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top