Wednesday , April 26 2017
Lajmi i fundit

Në rrugën Ulqin – Tivar: LËNDOHEN RËNDË TRE PERSONA

SudarNë aksidentin në të cilin morën pjesë dy makina pasagjerësh në rrugën magjistrale Tivar – Ulqin i cili ndodhi dje rreth orës 14 u lënduan tre persona – Eldan Haliloviq (22) nga Ulqini, motra e tij Elma (13) dhe Emil Bajramoviq (29) nga Tivari.

“Aksidenti ndodhi kur për arsye të papërcaktuara u ndeshën makina e tipit “Mercedes” me targa UL-AN637 të cilën e drejtoi Haliloviq dhe makina e tipit BMW të cilën e drejtoi Bajramoviq”, tha për Barinfo zëdhënësi i Prokurorisë themelore shtetërore në Tivar Radovan Gjurishiq.

Nga Policia e Tivarit Bar info mëson se të tre personat kanë pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti do ti vërtetojë hetimi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top