Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

Në Shas: FESTOHET HAPJA E INFO QENDRËS

Hadiixha GjoniOJQ “Green Home” ka organizuar të enjten manifestim të bukur me rastin e hapjes së Info-qendrës turistike në Liqe të Shasit.

Për mundësitë e shumta të valorizimit turistik të kësaj hapësire folën nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, përfaqësuesi i Organizatës nacionale turistike Emil Kukol dhe drejtoresha e kësaj organizate joqeveritare Natasha Kovaçeviq.

Të gjithë ato u pajtuan se rëndësia e Shasit dhe Liqenit të Shasit si brend i mundshëm historik, kulturor dhe turistik të Ulqinit dhe Malit të Zi është e madhe.

Në programin kulturo – artistik aftësitë e veta i prezantuan Shoqata kulturo – artistike “Ana e Malit” dhe grupet muzikore “Bashkimi” dhe “Kalimera”, ndërsa vizitorët e shumët kishin mundësi të shijojnë prodhimet lokale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top