Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

NË Shkollën e mesme: MBI NJË MIJË NXËNËS

shkolla e mesme Vellazerim Bashkim, srednja skola Bratstvo jedinstvoNë Shkollën e mesme “Vëllazërim bashkim” mësimin e ndjekin 1039 nxënës në 40 paralele. Nga këto, 28 janë në gjuhen shqipe me 740 nxënës, ndërsa 12 në gjuhën malazeze me 290 nxënës.

Udhëheqësia e shkollës ka kërkuar nga administrata lokale që prej vitit 2009 të ndërtohet edhe një ndërtesë, sepse kjo shkollë e mesme punon në kushte të vështira. “Por, ato vetëm kanë caktuar tokën dhe asgjë më shumë”, thuhet në informatën e dorëzuar Kuvendit.

Nga qeverisja e re lokale kërkohet që të sjell kushtet urbanistike-teknike, ndërsa nga Kuvendi që shkollën ta lirojë nga taksat komunale. “Në këtë mënyrë jo vetëm që do të përmirësohen kushtet e punës, por do të krijohen kushte për hapjen e drejtimeve të reja”, thotë drejtori i SHM “Vëllazërim Bashkim” Husein Katana.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top