Thursday , May 23 2019
Lajmi i fundit

Në Shqipëri: KAMERA PËR POLICINË RRUGORE

Ministria e Brendshme ka vendosur që policët rrugorë të paisen edhe me kamera në mënyrë që ata të kontrollohen ku ndalojnë makinat dhe të shmanget marrja e ryshfetit, shkruan “Shekulli”. Kjo nismë u ndërmor nga drejtuesit e rinj të ministrisë së Brendshme, të cilët menduan të krijojnë një Central Elektronik kontrolli të vazhdueshëm.

Policia i pajisur me një kamerë dhe radio, i lejon qendrës  që të kontrollojë makinën që mund të kenë ndaluar policët, të gjitha veprimet që do të kryejnë këta të fundit me shoferin e pasagjerët, për të bërë të mundur ndëshkimin për çdo rast që konstatohet se është dhënë e pranuar ryshfet për shkak të detyrës.

Projekti është i vështirë për t’u realizuar, por jo i pamundur, venë në dukje specialistët e fushës. Aq më tepër, kur do të sigurohet një asistencë e premtuar financiare e teknike nga homologët evropianë e amerikanë.

Makinat e patrullave të pajisura me kamera, GPS e radio do të ofronin maksimumin e ndërlidhjes dhe bashkëveprimit, si dhe të kontrollit, krahasuar me veprimtarinë e deritanishme të policisë.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top