Wednesday , September 30 2020
Lajmi i fundit

Në Shtëpinë e Kulturës në Ranë: PARA 65 VITESH OPERA E BEOGRADIT MBAJTI KONCERTIN

Arkiv, Arhiva, 1963Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore 1946/47 në Ulqin u ndërtua Shtëpia e Kulturës. Ky objekt gjendej në Ranë, ku është sot restoranti “Hollegro”, dhe ishte vendi i preferuar i të gjithë shtresave shoqërore.

Në përmbajtjen e Shtëpisë së Kulturës ishte kinemaja, biblioteka, skena funksionale për shfaqjet muzikore dhe teatrale me pianon koncertore. Bënte pjesë ndër objektet më të mira dhe më të njohura të këtij lloji në Mal të Zi.

Ngjarja më e rëndësishme kulturore u mbajt me 13 maj të vitit 1955, kur, me operën “Don Paskale”, mbajti koncert Opera e Beogradit.

Në vitin 1968 Shtëpia e Kulturës në Ranë u shndërrua në express – restorant.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top