Me qëllim nxitjen e të rinjve të merren më shumë me sport, të martën mbrëmje në Sukubinë është formuar Shoqëria sportive “Rinia”.
Në kuvendin themelues ishin të pranishëm rreth 40 të rinj nga Sukubina.
Për kryetar të shoqatës, e cila së shpejti do të regjistrohet si OJQ, është zgjedhur Edmond Kurti, nënkryetar është Riza Kurti, sekretar Shkelzen Cuca, ndërsa arkëtar Rini Mustafa.
Një nga aktivitetet e para e anëtarëve të shoqatës është ndërtimi i stadiumit modern në këtë fshat.