Në Tiranë: RAMA BOJKOTOI PATRIARKUN SERB

Edi ramaKryeministri, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në kryeministri me patriarkët botërorë, ku të pranishëm ishin serbi Irinej, Janullatos, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, ka shprehur irritim lidhur me deklaratat e patriarkut serb gjatë qëndrimit në Tiranë.

Burime të besueshme bëjnë të ditur për televizionin “A1 REPORT” se, Rama ka shprehur qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të patriarkut serb për Kosovën, duke deklaruar se Tij Irinej shfrytëzoi një rast fetar për ta kthyer në një çështje politike. Burimet saktësojnë gjithashtu se Rama e ka vlerësuar si shpërfillje të besimit tonë fetar.

“Kolegu juaj”, është shprehur Rama duke treguar me gisht patriarkun serb, “ka abuzuar me mikpritjen tonë, duke e transformuar një festë fetare dhe provën e bashkëjetesë tonë fetare në një çështje politike. “Ne jemi revoltuar dhe na ka fyer”.

Patriarku serb deklaroi gjatë vizitës në Tiranë se, “Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë”. Për shkak të kësaj deklarate, Rama bojkotoi dhe darkën zyrtare të ortodoksëve mbajtur të dielën në mbrëmje, menjëherë pas ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. (Shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…