Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Në Tivar: ARRESTOHET ARMIN-MUSHA OSMANAGIQ

musha-osmanagicArmin Musha Osmanagiq dhe bashkëshortja e tij Lilana janë arrestuar të mërkurën në Tivar.

Aksionin e arrestimit e kanë kryer, siç transmeton Portalanalitika, QS Tivar dhe Dega për shuarjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Osmanagiq dhe bashkëshortja e tij dyshohen se kanë kryer vepër penale pastrim parash.

Informacionin për arrestim e ka konfirmuar dhe ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq në deklaratën e shkurtër në hollin e parlamentit.

Osmanagiq, në bazë të Vlerësimit të punuar për rrezik nga krimi i organizuar në Mal të Zi (OCTA 2011), konsiderohet si njëri nga udhëheqësit e gjashtë klaneve të Tivarit. Për momentin merret me hotelieri dhe është pronar i restorantit të njohur “Savoja”.

Teksti i plotë: http://mne.ul-info.com/u-baru-uhapsen-armin-musa-osmanagic/

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top