Në Tivarin e vjetër këtë të shtunë do të mbahet festa e ullirit (maslinijada). Këtë manifestim tradicional do ta hap ministri malazez i bujqësisë dhe i zhvillimit rural Petar Ivanoviq.
Gjatë programit dyditorë do të prezantohet ekspozita e vajit të ullirit, ullinjve, agrumeve, mjaltit, bimëve mjekësore, suvenirëve, verës dhe ushqimeve tradicionale dhe prodhimeve nga treva e Tivarit.
Është paralajmëruar dhe programi i begatshëm kulturo-artistik në të cilin do të marrin pjesë disa këngëtarë të muzikës popullore, të vjetër dhe argëtuese.