Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Në Tivar të vjetër: U MBAJT FESTA E 12 E ULLIRIT

Maslenijada~1Me qindra familje nga Tivari, Budva dhe Ulqini jetojnë nga ullishtaria, kështu që duhet punuar më shumë në mbrojtjen e prodhimit vendas dhe në atë që ky vaj të jetë më konkurrent në treg, është vlerësuar të martën në Tivar, kur u mbajt manifestimi qendror i Festës së 12 të ullirit.

Këtë manifestim disaditor e kanë organizuar komuna e Tivarit, Shoqata e ullishtarëve Tivar dhe OJQ ”Maslinijada”, ndërsa e ka hapur ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Petar Ivanoviq.

Të shtunën, përndryshe, ishte i dukshëm numri më i vogël i vizitorëve se vitet e kaluara, por ky manifestim i prodhimeve autoktone bujqësore, me theks në ullirin dhe vajin e ullirit, prapë se prapë i ka plotësuar pritjet, sepse prodhimet i kanë prezantuar 80 ullishtarë, 35 prodhues të venës, bletarë dhe prodhues tjerë të ushqimit, si dhe 25 prodhues të suvenirëve dhe sendeve tjera.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top