Saturday , October 21 2017
Lajmi i fundit

NË ULQIN: SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË

1Sot, në hapësirat e Këndit për të Rinj në Bibliotekën e Qytetit, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Kjo ditë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe tërheqjen e vëmendjes së publikut, por edhe të politikbërësve lokal, për problemet e të rinjve – nxënësve dhe studentëve; për promovimin aktivizmit rinor nëpërmjet të cilit rinia do të angazhohej në dhënien e kontributit të vet për zhvillimin e komunitetit lokal.

Pikërisht, për të dëgjuar zërin e të rinjve dhe për të sensibilizuar vendimmarrësit lokal për çështjet rinore, Horizonti i Ri organizoi një takim të veçantë midis aktivistëve rinorë dhe drejtuesve të Komunës së Ulqinit. Në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, të rinjtë bashkëbiseduan me Kryetarin e Komunës z. Nazif Cungu, me nënkryetaren e Komunës znj. Hatixhe Gjoni si dhe me zyrtarin e ngarkuar për çështje të shoqërisë civile, Ahmet Aloshin. Ata paraqiten shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Ulqin, por edhe dhanë propozime e ide se si mund të përmirësohet pozita e tyre aktuale.

Me këtë rast u prezantuan edhe kapacitetet e reja teknike të Këndit për të Rinj, duke e bërë këtë hapësirë më të përshtatshme për punë dhe më miqësore për të rinj.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit, të cilin e mbështetë Ministria për Sport e Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top