Friday , November 24 2017
Lajmi i fundit

Në Valdanos: POLICIA GJETI SHTATË PAJISJE SHPËRTHYESE

Dinamit 1Punonjësit e policisë së Ulqinit, duke vepruar në bazë të informatës operative dhe duke ndërmarr aktivitete në zbulimin, parandalimin dhe ndalimin e peshkimit ilegal, dje në gjirin e Valdanosit, të fshehur në kaçubë, kanë gjetur shtatë pajisje shpërthyese për të cilët dyshohet se ishin të dedikuara për kryerjen e veprës penale.

Shtatë pajisje shpërthyese të cilat janë gjetur dhe sekuestruar janë punim dore.

Nga eksplozivi janë marrë shenjat e gishtërinjve.

Për ngjarjen u njoftua prokurori shtetëror në Prokurorinë themelore në Ulqin.

Pajisjet eksplozive janë dërguar në Qendrën forensike për ekspertizë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top